Treguesit kryesorë të buxhetit 2025

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 15:33 | Ekonomi

Qeveria ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend buxhetin 2025, draftin më të rëndësishëm të financave publike. Thënë ndryshe, dokumentin që përcakton sesa taksa do të paguajmë vitin e ardhshëm dhe ku do të përdoren paratë, duke qenë se është edhe një vit elektoral

Treguesit kryesorë të buxhetit 2025

Ministria e Financave parashikon që vitin e ardhshëm ekonomia të rritet me 3.9% dhe kjo rritje të bazohet tek konsumi i brendshëm; investimet në infrastrukturë dhe ecuria e mirë e sektorit të turizmit.

Por sa para do të paguajmë vitin e ardhshëm?

Treguesit kryesorë të buxhetit 2025

Në buxhetin 2025 është parashikuar që të ardhurat të arrijmë në 754.6 miliardë lekë, me rritje 40.6 miliardë kundrejt buxhetit të rishikuar të këtij viti. Kjo është edhe shuma që do të paguajmë më shumë.

Po ku do të përdoren këto para?

Treguesit kryesorë të buxhetit 2025

Vitin e ardhshëm, qeveria ka parashikuar të shpenzojë më shumë, një praktikë që është ndjekur edhe në vitet e mëparshme, kryesisht kur ka pasur zgjedhje. Në buxhetin 2025, shpenzimet janë parashikuar të arrijnë në total në 822.7 miliardë lekë, me rritje 51.4 miliardë kundrejt buxhetit të rishikuar të këtij viti.

Por cilët janë prioritet e buxhetit të vitit të ardhshëm?

Treguesit kryesorë të buxhetit 2025

Bazuar në fondet që do të jepen, tre janë shtyllat kryesore: rritja e pensioneve; investimet në infrastrukturë; si dhe rritja e pagave të administratës vendore

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos