Turqia "na mban" me produkte, Shqipëria importon 16 herë më tepër nga sa eksporton me Turqinë

Nga Marjo Brakaj
28 Nëntor 2025, 17:42 | Ekonomi

Shqipëria po shkëmben më pak mallra me Turqinë këtë vit. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e  muajve janar-tetor, u blenë produkte me vlerë 69.8 miliardë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, importet janë rrudhur me rreth 12.2 miliardë lekë apo 14.9 për qind.

Ecuri më pozitive rezulton edhe në kahun tjetër, atë të eksporteve. Në harkun e 10-mujave janë çuar në Turqi mallra me vlerë 4.3 miliardë lekë, nga 3.5 miliardë një vit më parë.

Turqia "na mban" me produkte, Shqipëria importon 16 herë

Pavarësisht rënies së të dy treguesve, Shqipëria thelloi deficitin tregtar, pra raportin mes importeve dhe eksporteve me Turqinë në harkun e  muajve janar-tetor. Treguesi përllogaritet në 65.5 miliardë lekë pak mallra te blerës e të shitur me Turqinë.

Turqia "na mban" me produkte, Shqipëria importon 16 herë

Ndonëse me luhatje, investimet turke në vend vijojnë të jenë në rritje. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në gjysmën e parë të vitit, kompanitë turke sollën në vend një kapital me vlerë mbi 65 miliardë lekë.

Turqia "na mban" me produkte, Shqipëria importon 16 herë

Qeveria e Shqipërisë e konsideron Turqinë si aleat strategjik edhe në rrafshin ekonomik, veçanërisht në drejtim të tregtisë dhe investimeve. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos