Bonusi i fundvitit, shpërblimi 10 deri 15 mijë lekë sipas pensionit

Nga Marjo Brakaj
27 Nëntor 2025, 15:35 | Ekonomi

Bonusi i fund-vitit që të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese do të marrin do të jetë më tepër se 5 mijë lekë. Me qeverinë që 3-fishoi fondin për shpërblimin e fund-vitit, pritet që të përdoret e njëjta formulë si gjatë 2024-s për shpërndarjen e tij, shkruan A2 CNN. Kështu nga 15 mijë lekë shpërblim do të përfitojnë mbi 515 individë që marrin pension deri në 20 mijë lekë. Pjesa tjetër, që marrin mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë shtesë.

Bonusi i fundvitit, shpërblimi 10 deri 15 mijë lekë sipas

Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë.

Ministria e Financave

Ndërkohë brenda vitin 2029 pensioni minimal pritet të dyfishohet. Nga rreth 10 mijë lekë aktualisht, pagesa mujore për të moshuarit dhe kategoritë e tera përfituese të pensioneve do të jetë së paku 20 mijë lekë.

Bonusi i fundvitit, shpërblimi 10 deri 15 mijë lekë sipas

Qeveria synon gjithashtu që në katër vitet e ardhshme të dyfishojë edhe pensionim mesatar. Nga rreth 200 euro aktualisht ai pritet të bëhet 400 euro.

Bonusi i fundvitit, shpërblimi 10 deri 15 mijë lekë sipas (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos