
Janë shpallur vakancat për të zëvendësuar tre anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Anëtarëve që u ka mbaruar mandati janë Violeta Staka, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi. Minxhozi është njëkohësisht zv/kryetare e Këshillit Mbikëqyrës si dhe zv/guvernatore e parë e Bankës, shkruan A2.
Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe përbëhet nga 9 anëtarë. Të gjithë anëtarët zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. 5 anëtarë propozohen nga Kuvendi, 3 nga Këshilli i Ministrave dhe 1 nga Këshilli Mbikëqyrës.
Artan Hoxha është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018. Luljeta Minxhozi mban pozicionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës që nga data 9 janar 2019, dhe është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës që prej muajit dhjetor të vitit 2018.
Ndërsa Violeta Staka është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2020. (A2 Televizion)
