Shqipërisë i dorëzohet zyrtarisht titulli "Vendi i Nderit" i ITB- Berlin 2025, panairit më të madh në botë të turizmit.
Në kryeqytetin gjerman, ku po zhvillohet dita e dytë panairit, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe CEO i "Messe Berlin", Mario Tobias nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen që e bën Shqipërinë “Host Country 2025”.
“Për një vit duke filluar nga kjo javë do të jetë bashkudhëtareve e ITB Berlin. Kjo do të thotë promovimi i Shqipërisë do të jetë në shkallën më të lartë në kanalet më të ndjekura të komunikimit.”
Shqipëria gjithashtu do të ketë mundësi të organizojë konferenca me pjesëmarrje ndërkombëtare nga bota e turizmit nëpërmjet marrëveshjes së arritur për organizmin e takimit të 70 të Komisionit për Europën në Shqipëri.
“40 vende të kontinetit europian do të mbledhin në Shqipëri ministrat e turizmit, drejtorët e organizatave më të rëndësishme të turizmit. Jo vetëm kaq por do të ndiqet në 7, 8, 9 prill për investimet e qëndrueshme në turizëm.”
Paralel me promovimin e Shqipërisë qeveria pritet të kalojë në Kuvend ditën e enjte edhe ndryshimet në Ligjin për Turizmin. Para fillimit të sezonit veror 2024 do të miratohet edhe strategjia kombëtare për këtë sektor. (A2 Televizion)