Zvicra ndihmon Shqipërinë, mes dy vendeve do të zbatohet programi i bashkëpunimit 2026-2028

Nga Marjo Brakaj
24 Shkurt 2026, 17:41 | Ekonomi

Shqipëria po kërkon një model të ri ekonomik. Së paku në tre dekada e gjysmë, ekonomia ka ecur në të njëjtat shina, duke kopjuar veten ndërsa politikat e ndërmarra kanë tentuar kryesisht përfitime afatshkurtra. Por sot vendi ka nevojë për hapa konkretë drejt modelimit të ekonomisë që ndërton bazën e duhur për brezat e ardhshëm. Dhe në këtë rrugë të orinetuar te Bashkimi evropian, Zvicra do të japë një dorë. 

Elisa Spiraopali, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Ky standard ka qenë jo vetëm garanci për menaxhimin korrekt të fondeve, por edhe një shkollë e rëndësishme për institucionet tona.  Për të gjitha këto arsye, duke parë rrugën që kemi bërë së bashku, jam besimplotë për programin e ri që çelet. Jam e bindur se, edhe një herë më shumë, bashkëpunimi zviceran do të japë një asistencë të rëndësishme në një moment kyç për Shqipërinë. Një moment në të cilin rruga jonë europiane është sot më e strukturuar dhe më e qartë, me objektiva të artikuluara për vitet në vijim dhe me një kalendar orientues që synon 2027-n dhe 2030-n si etapa të rëndësishme të procesit.

Për vijuar këtë rrugë, mes dy vendeve do të zbatohet Programi i Bashkëpunimit Zviceran 2026–2028”.

Ruth Huber, Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri:

Në këto vite të ardhshme ne do të shfrytëzojmë diçka unike: partneritete të drejtpërdrejta institucionale midis autoriteteve shqiptare dhe agjencive federale zvicerane të kompetencës- në shkencën e ujit, energjinë, statistikat, metrologjinë, pronësinë intelektuale dhe më shumë.”

Zvicra vlerëson se Shqipëria duhet të zhvillojë një ekonomi që prodhon pasuri dhe mirëqenie për të gjithë, lehtëson pabarazinë, promovon konkurrencën dhe punon në një mjedis të shëndetshëm biznesi.

Pietro Lazzeri, Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike

“Objektivi ynë është i qartë: një ekonomi konkurruese, e orientuar nga inovacioni, që krijon vende pune cilësore. Gjatë tre viteve të ardhshme dhe më tej, ne do të mbështesim stabilitetin makroekonomik, do të forcojmë mbikëqyrjen e sektorit financiar, do të përmirësojmë klimën e biznesit dhe kapacitetin e eksportit, si dhe do të përputhemi me standardet e BE-së”
Po që kjo të arrihet, politikat qeveritare dhe biznesi duhet ta vlerësojnë edhe më shumë indivinin, si kapitalin më të çmuar në një shoqëri”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos