Zyra e këshillimit të karrierës, hallka lidhëse e studentëve me tregun e punës

Nga Gazment Janku dhe Elitjona Doko
5 Dhjetor 2024, 17:14 | Ekonomi

Punësimi i të rinjve në përgjithësi, përfshirë edhe ato që përfundojnë studimet e larta, është ndër problematikat kryesore të tyre.

Por kjo problematikë vlen edhe për tregun e punës, në kushtet kur shumica e subjekteve kërkojnë personel me eksperiencë.

Për këtë arsye, zyra e këshillimit të karrierës në Universitetin e Durrësit prej disa vitesh është angazhuar në informimin, orientimin, trajnimin dhe vendosjen e kontakteve mes studentëve dhe subjekteve që kërkojnë punonjës.

Zyra të tilla pritet të hapen edhe pranë universiteteve të tjera të vendit si dhe pranë shkollave profesionale me qëllim punësimin e të rinjve dhe vendosjen e tyre në profilet e duhura në varësi të arsimit që kanë përfunduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos