Vrasje me armë zjarri në Fier

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 11:29 | Kronikë

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Elton Javori, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos