Një person, shtetasi Pavlin Preka, rreth 20-vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër, në fshatin Guci e re.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ai është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë ku jetonte i vetëm, nga xhaxhai i tij rreth orës 15:00. Dyshohet se ai mund të jetë vrarë më herët dhe u zbulua pas disa kohësh.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, për të identifikuar autorin/ët dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Ndërkohë ende nuk dihen detaje shtesë lidhur me origjinën e konfliktit dhe në minutat në vijim pritet të qartësohet situata.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)