Një shtetase e huaj është gjetur e pajetë në një banesë në zonën e bllokut të Ambasadave në kryeqytet.
Policia bën me dije se gjatë këqyrjes paraprake, në trupin e vajzës janë konstatuar plagë të ndryshme, që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
“Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe”, njofton policia.
Po ashtu sqarohet se trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Sipas burimeve e reja jetonte me bashkëshortin në shtëpi të marrë me qira me bashkëshortin e saj, i cili është shtetas i huaj, raporton A2 CNN.
A2 CNN mëson se çifti kishin 7 ditë që kishin ardhur në Shqipëri, por nuk dihet arsyeja përse ndodheshin në vendin tonë.
Policia është njoftuar për ngjarjen nga pronarja e shtëpisë që i kishte dhënë çiftit banesën me qira përmes platformës Airbnb, përcjell A2 CNN.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, por forcat e rendit vetëm sot janë njoftuar nga pronarja banesës. Ndërkohë, mësohet se bashkëshorti i vajzës nuk është gjetur nga policia.
Policia nuk ka siguruar ende të dhëna se nga çifti ishte me origjinë, por sipas pronares së banesës ka pohuar se flisnin në gjuhën arabe. Bashkëshorti i saj dyshohet të jetë larguar jashtë Shqipërisë dhe është shpallur në kërkim nga policia, pasi po e heton atë si autor të dyshuar të vrasjes së të resë.
Sakaq, grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)