
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. A2 CNN raporton se një i ri ka ndërruar jetë në kryeqytet pasi është goditur me thikë gjatë një sherri me disa të tjerë. A2 CNN mëson se viktima është Egli Pashollari.
Ai humbi jetën pas konfliktit me disa persona të tjerë në një lokal në rrugën "Kongresi i Lushnjës" afër zonës së ish parkut te 21 dhjetori. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes.
A2 CNN ka siguruar edhe foton e viktimës, ndërsa ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)