Bazë armësh në banesë, Ylli Zalla dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 13:38 | Kronikë

Bazë armësh në banesë, Ylli Zalla dyshohej se furnizoi

Ylli Zalla, personi i shpallur në kërkim të premten nga policia, ishte shpallur në kërkim edhe me 14 nëntor 2025. Disa ditë pas atentatit të Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri (Shaljani), ai dyshohej se kishte furnizuar me armë autorët, shkruan A2 CNN.

Në atë kohë, në banesë iu gjetën gjithashtu 3 kallëpe tritol; 12 granata dore sulmuese; sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina); 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 kg e 25 gramë Cannabis.

Nga ajo kohë, Zalla duket se ka “pasuruar” magazinën, pasi të premten iu gjëtën 24 kallëpe tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti; 27 djegore; 3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh; 2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;  6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;  uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos