
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal Berat, në vendin e quajtur "Te rrapi", raporton A2CNN.
Një automjet tip "Volswagen Caddy" është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri.
Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarja kanë shkuar efektivë të policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit për të konkluduar në shkaqet e tij.
Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin të jetë bërë motori, që ka hyrë nga rrugica e lagjes në rrugë kryesore, duke i prerë rrugën makinës. Si pasojë e aksidentit ka pasur për disa minuta edhe bllokim të qarkullimit në këtë aks. (A2 Televizion)