Atentat në Lezhë, plagoset rëndë 40-vjeçari

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2023, 22:12 | Kronikë

Atentat në Lezhë, plagoset rëndë 40-vjeçari

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, kur në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos