Një adoleshent ka aksidentuar për vdekje një të moshuar në aksin Belsh-Grekan.
Sipas policisë, shtetasi 17-vjeçar me inicialet B.A. ka përplasur shtetasen me iniciale R. L., rreth 80 vjeçe, e cila ishte këmbësore.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)