Atentat në Sarandë, vritet me armë zjarri 42-vjeçari, plagoset një kalimtar

Nga Edi Ruçi
20 Shtator 2026, 10:15 | Kronikë

Atentat në Sarandë, vritet me armë zjarri 42-vjeçari,

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë 42-vjeçari Artan Myrtaj.

Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar.

Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se janë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Sarandës në lidhje me ngjarjen e rëndë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos