230 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër nga rreth 70 vende të botës vijnë të konkurrojnë në Tiranë këtë vit, por si një ngjarje që na bën të reflektojmë në magjinë e ekranit të madh të kinemasë.
Edicioni i këtij viti prezantohet nën temën “Bring it back! HUMANOGRAPHY”, duke i ftuar publikut të reflektojë mbi historitë njerëzore, emocionet dhe përvojat përmes gjuhës së kinemasë.
TIFF është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Evropën Juglindore dhe është ndër festivalet kryesore të filmit në botë. Festivali gëzon statusin Oscar Qualifying për kategorinë e Filmit të Shkurtër më të Mirë dhe Student Academy Award. (A2 Televizion)