E rëndë në Tiranë! Burri vret gruan me thikë në banesë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2026, 12:26 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Tiranë. A2 CNN raporton se 69-vjeçari Hysni Patushi ka vrarë me thikë gruan e tij Lumturi Patushi në banesë.

"Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos