
A2CNN ka zbardhur dëshminë e Hysni Patushit, burrit që vrau gruan e tij ditën e sotme.
Autori i ngjarjes nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin. Ai ka pranuar autorësinë e ngjarjes, por ka deklaruar se gruan nuk e vrau ai, por fëmijët e saj, sepse ajo rrinte tek ata më shumë se tek ai dhe, sipas tij, nuk ishte e hijshme ta linte vetëm në shtëpi.
Për këtë arsye Hysni Patushi tha se e vrau bashkëshorten.
Ndër të tjera, ai fajëson edhe dhëndrin e tij në lidhje me gjithë situatën e krijuar në familjen e tij. Vajza e viktimës kishte një fëmijë të sëmurë dhe për këtë arsye viktima shkonte shpesh tek shtëpia e së bijës që të kujdesej për të. (A2 Televizion)