Aksident në aksin Fier-Patos, përplaset motori me automjetin, plagoset shpërndarësi i picave

Nga Çaku Tafa
19 Shtator 2026, 13:14 | Kronikë

Aksident në aksin Fier-Patos, përplaset motori me automjetin, plagoset

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier-Patos, pranë kryqëzimit të Parkut.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet që përdorej nga një shpërndarës picash është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar në këmbë.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos