
Refat Agolli, 60-vjeçari nga Bulgareci ditën e sotme, ashtu si çdo mëngjes, po çonte qumështin nga fshati i tij drejt qytetit të Korçës me biçikletë.
Dita e sotme ishte hera e fundit për të, pasi një mjet drejtuar nga polici me inicialet D.M e përplasi për vdekje.
Aktualisht, polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Korçës.
Janë me dhjetëra banorë të fshatrave Bulgarec, Çiflig e Lumalas që e përdorin aksin nacional për të çuar atë pak qumësht që prodhojnë drejt qytetit të Korçës për ta shitur dhe fituar pak të ardhura, ndërsa jo pak herë ka patur aksidente ku ata janë përfshirë. (A2 Televizion)