
Një 75-vjeçare me inicialet Sh.M., është përplasur për vdekje nga drejtusi i një motomjeti në rrugën e Dibrës në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar edhe 20-vjeçari me inicialet E.M. që po drejtonte motomjetit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi më datë 03.10.2026, rreth orës 19:35, në Rrugën e Dibrës, me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. M., 75 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë rreth orës 22:40, në spital. Gjithashtu, është dëmtuar dhe drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)