Aksident në aksin Korçë-Pogradec, punonjësi i policisë përplas për vdekje 60-vjeçarin

Nga A2 CNN
4 Tetor 2026, 08:47 | Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, punonjësi i

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, ku një 60-vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:10. Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, R. A. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, D. M., është dërguar në spital, ku po merr mjekim dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos