Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia në vendngjarje

Nga A2 CNN
3 Tetor 2026, 22:10 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia në

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Ndroqit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake për gazetarin e A2CNN Igli Çelmeta, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi i policisë: 

Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.

Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos