Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Peqinit, ku 6 persona janë konflikuar me një 27 vjeçar, për motive ende të paqarta.
Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur "Kalaja, ku 27-vjeçarari u kanos dhe godit fizikisht nga 6 shtetas, një prej të cilëve u ndalua, teksa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Një shtetas tjetër u procedua penalisht për shkak të moshës së mitur.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 22 vjeç, banues në Peqin. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak për të.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi 96 kubikë me fidanë kanabisi, lëndë narkotike dhe municion luftarak.
Vijon puna për kapjen e shtetasve R. B., E. L., S. H. dhe A. M. (A2 Televizion)