
Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të ndodhur sot në Fier, ka dalë nga gjendja kritike për jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit.
Hasani ka marrë tre plumba në trup, shkruan A2.
Pas përfundimit të operacionit, ai është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të vijojë të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
Ndërkohë, i plagosuri ndodhet nën masa të rrepta sigurie. (A2 Televizion)