Përmbyset kamioni në Rrugën e Kombit, plagoset shoferi

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2026, 17:40 | Kronikë

Përmbyset kamioni në Rrugën e Kombit, plagoset shoferi

Lagështia në rrugë dyshohet se ka shkaktuar një aksident në Rrugën e Kombit, pranë Morinës. Një kamion i tonazhit të rëndë, që lëvizte në drejtim të Kosovës, ka humbur kontrollin, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe është përmbysur.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetas kosovar, është transportuar në Spitalin e Kukësit.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por për trajtim më të specializuar është nisur drejt Spitalit të Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur pak para hyrjes në pikën kufitare të Morinës, ndërsa rrethanat po dokumentohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos