1,5 milionë euro dëm ekonomik! Shkatërrohet rrjeti i shitjeve online, 4 të arrestuar

Nga A2 CNN
18 Tetor 2024, 13:09 | Kronikë

1,5 milionë euro dëm ekonomik! Shkatërrohet rrjeti i shitjeve

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Hidden Money".

Ky operacion ka si qëllim goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, veçanërisht ato që lidhen me aktivitetet e paligjshme online. Gjatë operacionit, janë ndaluar 4 shtetas: F. Xh., 28 vjeç; K. K., 27 vjeç; Y. I., 45 vjeç; dhe M. V., 32 vjeç, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, E. D., 36 vjeç dhe E. M., 35 vjeçe. Po ashtu, janë në kërkim edhe 3 individë të tjerë: L. F., 32 vjeç; F. Q., 34 vjeçe; dhe A. I., 47 vjeç.

1,5 milionë euro dëm ekonomik! Shkatërrohet rrjeti i shitjeve

Operacioni përfshiu kontrolle në 13 subjekte në Tiranë, Krujë dhe Durrës, të cilat kryenin aktivitete kryesisht online, duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore dhe duke futur mallra të dyshuara të kontrabanduara në Shqipëri, shkruan A2 CNN.

Nga analiza e dërgesave të postës për secilin subjekt, është gjetur një diferencë totale prej 1,500,000 euro midis deklarimeve tatimore dhe dërgesave reale.

1,5 milionë euro dëm ekonomik! Shkatërrohet rrjeti i shitjeve

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara si kontrabandë, si dhe celularët e shtetasve të proceduar. Materialet e rastit i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos