Dosja Partizani, ja kur do të mbahet seanca paraprake

Nga Armand Bajrami
18 Tetor 2024, 11:56 | Kronikë

Dosja Partizani, ja kur do të mbahet seanca paraprake

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 24 tetor, ora 12:00, për mbajtjen e seancës paraprake të dosjes "Partizani".

Tri ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar depozitoi në gjykatë këtë dosje me të pandehur Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andina Pustina, Studio Pustina sh.p.k, Shoqëria Homeplan sh.p.k dhe Shoqëria Kontakt sh.p.k., shkruan A2.

Më 11 shtator, Sali Berisha u bë zyrtarisht i pandehur për këtë dosje, kur prokurorët i komunikuan akuzën për veprën penale "korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos