Zjarr në një banesë në Elbasan, shpërthen bombola e gazit

Nga A2 CNN
18 Tetor 2024, 10:16 | Kronikë

Zjarr në një banesë në Elbasan, shpërthen bombola e

Një banesë në lagjen “Visarjon Xhuvani” në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes.

Policia bën të ditur se zjarri ka nisur pas shpërthimit të një bombole gazi në banesën e F. K., 60 vjeç, shkruan A2.

“Rreth orës 09:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. K., 60 vjeç, në katin e tretë të një pallati.

Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar dëme materiale në njërën prej dhomave të banesës. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos