
Gruaja që hipi në majë të kullës tek ish-Uzina Kuçovë foli ekskluzivisht për A2CNN, duke shpjeguar arsyet e një veprimi të tillë.
“Hipa në kullë sepse doja lekët. Kemi dy muaj e gjysmë pa marrë rrogën. Shkuam te njëri i bashkisë për të kërkuar lekët, ai firmosi shkarkimin nga puna. 3 prej nesh na hoqi nga puna”, tha Elona Bregu.
“Fëmijët e mi ku do hanë? Çfarë bëra unë që më heq nga puna?”, shtoi gruaja.
Sipas koleges së saj, i kanë thënë në Bashki se do të shkurtohen vendet.
“Bëmë ne këtë gjullurdi dhe tani na thanë që janë hedhur rrogat. Nëse nuk do e kishim bërë këtë, asnjë rrogë nuk do ishte hedhur”, theksoi gruaja.
Pas negociatave, gruaja ka zbritur nga shtylla, duke marrë premtimin se do të rikthehet në punë. (A2 Televizion)