Në SPAK është paraqitur mëngjesin e së enjtes deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, i cili dha shpjegime për llogari të dosjes "21 Janari".
Qefalia qëndroi pak minuta dhe pasi doli foli shkurt për gazetarët. Deputeti i Partisë Socialiste është shprehur se është pyetur si një protestues, shkruan A2.
“Shpresoj të zbardhet "21 janari", pasi ka 4 viktima. U pyeta si një protestues", tha deputeti Qefalia. (A2 Televizion)