Në kërkim për 320 bimë kanabisi, arrestohet 30 vjeçari

Nga A2 CNN
31 Tetor 2024, 08:34 | Kronikë

Në kërkim për 320 bimë kanabisi, arrestohet 30

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 30 vjeçar, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

30 vjeçari R. H. dyshohet se në bashkëpunim me 2 të tjerë kishte mbjellë 320 bimëve narkotike në fshatin Trevllazër, të cilat u asgjësuan gjatë operacionit “Forest”.

Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, për 30 vjeçarin e arrestuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos