Ish-kreu i OSHEE dhe ish drejtuesi politik i PS në qarkun e Durrësit Ardian Çela u paraqit në SPAK. Ende nuk dihet arsyeja pse ish-drejtori i OSHEE është thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë se Adrian Çela ka qenë drejtues politik i PS-së në Durrës.
Ai gjithashtu drejtoi OSHEE-në për nëntë vite me radhë. Ai mori detyrën në dhjetor të vitit 2014, gjatë kohës kur qeveria nisi një aksion të gjerë për disiplinimin e sektorit energjetik, ku pati edhe arrestime të debitorëve.
Në qershor të vitit të kaluar, mandati i Çelës si administrator i OSHEE përfundoi dhe nuk u rinovua më. (A2 Televizion)