27-vjeçari në Tropojë paraqitet i plagosur me armë zjarri në spital, detajet e para

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2024, 18:11 | Kronikë

27-vjeçari në Tropojë paraqitet i plagosur me armë zjarri

Një 27-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri me spitalin e Tropojës, shkruan A2 CNN.

Përmes një njoftimi të Policisë, bëhet me dije se nga intervistimi paraprak, ky shtetas deklaron se është vetëplagosur nga pakujdesia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë/Informacion paraprak

Në spitalin e Tropojës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. A., 27 vjeç, banues në Margegaj.

Nga intervistimi paraprak, ky shtetas deklaron se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos