3 të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2026, 13:20 | Kronikë

3 të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me

Një hetim disamujor i Policisë së Gjirokastrës ka çuar në finalizimin e operacionit të koduar “Autenticiteti”, duke goditur tre raste të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara. Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Altin Goxho, Viktor Vedra dhe Edison Piro.

Sipas hetimeve, Goxho, administrator i një subjekti për transport ndërkombëtar mallrash, kishte pajisur 16 kamionë me certifikata të falsifikuara, për të kryer aktivitetin tregtar jashtë vendit. Gjatë kontrollit në subjekt u sekuestruan 16 dokumente të dyshuara false.

Ndërkohë, në banesat e dy shtetasve të tjerë u gjetën dhe u sekuestruan 4 dokumente shkollore të falsifikuara, konkretisht diploma dhe lista notash.

Në total, u sekuestruan 20 dokumente, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos