Një i moshuar rreth 75 vjeç është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në bulevardin kryesor të Lushnjës. Automjeti me targa AB 906 HC Toyota e drejtuar nga një 30-vjeçare ka përplasur të moshuarin i cili kalonte nga njëra anë në tjetrën të rrugës. I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Policia në vendngjarje po dokumenton rrethanat e aksidentit dhe policia shkencore po kryen procedurat për zbardhjen e shkaqeve.
Drejtuesja e mjetit është ndaluar nga uniformat blu. Policia po kujdeset për trafikun e rënduar në këtë zonë pranë qendrës së qytetit. (A2 Televizion)