“Talo Çela i ra me levë në kokë kambistit”- Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: ‘Cufit’ i shita snajper

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 11:53 | Kronikë

“Talo Çela i ra me levë në kokë kambistit”-

Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për Nuredin Dumanin dhe të akuzuarit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit ‘Plumbi i Artë’.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se seanca është zhvilluar mes tensioneve, pasi të akuzuarit nga SPAK i janë kundërvënë bashkëpuntorit të drejtësisë duke i ndërprerë dëshminë.

Po ashtu mësohet se GJKKO ndërpreu seancën gjyqësore për disa minuta, për shkak të këtyre përplasjeve.

“Nuredin Dumani krijesa me e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime”, tha i akuzuari Petrit Qoli.

Aktualisht bashkëpuntori i drejtësisë po dëshmon para gjykatës grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin, Gentian Sharrën, etj.

“Tek grabitja në Kavajë, Talo i ra me levë në kokë kambistit, atij iu thye nofulla nuk fliste dot, morëm çanten u larguam, ndam lekët pastaj, diku tek 20 milion.

Në 2012 Ardian Ozunit ‘cufit’, i shita një snajper. Henrik Hoxha më tregoi për atentatin ndaj Filip Gjeloshit që ishte paguar fillimisht 5 mijë euro nga Ardian Ozuni”, tha Nuredin Dumani në dëshminë e tij.

Avokatët në sallë kanë dalë kundër prokurorit të SPAK Behar Dibra: “Po bëhen pyetje sugjestionuese dhe presion ndaj bashkëpunëtorit te drejtësisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos