
Një 31-vjeçar ka dëmtuar me grusht derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal në Vlorë. Sipas policisë ai dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit. Policia ka shpallur në kërkim të riun.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, duke e goditur me grusht”.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë policia njofton se ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit K. B.
Si pasojë, është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi, tip “Audi”. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
(A2 Televizion)
