Berisha në SPAK për 21 janarin? Avokati Gjokutaj: Nuk kemi asnjë njoftim

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 15:55 | Kronikë

Berisha në SPAK për 21 janarin? Avokati Gjokutaj: Nuk kemi asnjë

Avokati Genc Gjokutaj përgënjeshtron lajmet se ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për “21 Janarin”, ku humbën jetën katër protestues përpara Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, avokati Gjokutaj thotë se nuk ka asnjë njoftim nga SPAK. Lidhur me njoftimin e publikuar në media ai shprehet se është i rremë që bëhet nga institucione dhe prokurorë që paguhen për zbulimin e së vërtetës dhe jo për të shpifur.

“Në cilësinë e avokatit mbrojtës të zotit Berisha sqaroj se nuk ka asnjë njoftim të Tij siç pretendohet. Ky njoftim i rremë dhe i pakomunikuar bëhet nga institucione dhe prokurorë që paguhen për zbulimin e së vërtetës dhe jo për të shpifur! Dalja në media e një njoftimi të pakomunikuar tregon dhe provon edhe një here agjendën politike në shërbim të Qeverise nga ana e SPAK! Po si gjithnjë kush gënjen një herë gënjen përherë!”, shprehet Gjokutaj.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër për paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me hetimet për ngjarjen e “21 Janarit”, ku humbën jetën katër protestues përpara Kryeministrisë.

Sipas dokumentit zyrtar, urdhri është firmosur më 7 nëntor 2025 nga prokurori Alfred Shehu, i cili po heton çështjen penale. Në urdhër thuhet se Berisha thirret për t’u marrë në pyetje si person që ka njohuri për rrethanat e dobishme për hetimin, në kuadër të procedimit penal për veprat:

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos