3.7 milionë euro evazion fiskal, arrestohet Oltion Buzi, lëshonte fatura të falsifikuara

Nga Xhensila Kodra
3 Prill 2025, 16:00 | Kronikë

Arrestohet nga policia Oltion Buzi, pronari i subjektit tregtar 'Buzi Store'. Ndalimi i tij u bë me vendim gjykate që kishte caktuar në mungesë arrest në burg për veprën penale 'Fshehje të ardhurash'. Në janar të këtij viti ai u shpall në kërkim me urdhër të prokurorisë së Tiranës e cila zbuloi evazionin fiskal. Hetimet kishin nisur që në vitin 2024, dhe sipas prokurorisë u zbulua se ‘Buzi Store’ nuk ka deklaruar 3.7 milionë euro të ardhura në autoritetet tatimore.

Sipas Prokurorisë, Oltion Buzi përdorte një sistem të paligjshëm për lëshimin e faturave false tatimore, sistem kompjuterik i paautorizuar nga Tatimet në vend që operonte përmes një platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”.

Nga hetimet rezultoi se gjatë shitjeve në bizneset e subjektit të tij, Buzi lëshohen faturave të falsifikuara dhe të pa fiskalizuara. Hetimet nisën pas referimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, ku u zbulua se ky subjekt tregtar lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.

Dy muaj më parë, organi i akuzës njoftoi se ishte ushtruar kontroll në tetë pika fizike ku “Buzi Store” e ushtron aktivitetin dhe u sekuestruan njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në tetë milionë lekë të reja, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos