60-vjeçarja tenton të mbytet në Vlorë, e shpëtojnë dy ukrainas

Nga Edi Ruçi
28 Janar 2025, 10:56 | Kronikë

60-vjeçarja tenton të mbytet në Vlorë, e

Një grua rreth moshës 60 vjeç ka tentuar të mbytet në det paraditen e së martës, në Vlorë.

Kanë qenë një shtetas ukrainas i cili e ka shpëtuar nga mbytja, shkruan A2.

Më pas, janë lajmëruar forcat blu të Vlorës si dhe shërbimi i urgjencës, i cili ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht, raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Djali Sergei Artemenko, i cili e ka shpëtuar nga mbytja, dhe Katerina, bashkëshortja e tij, ishin personat që shpëtuan 60-vjeçaren. Ata thonë se fillimisht kanë dëgjuar vetëm zhurmën e diçkaje që ra në ujë dhe kanë menduar se ishte peshk dhe më pas kanë parë dikë me të zeza që po mundohej të merrte frymë.

Djali Sergei ka hequr rrobat dhe tregon se ka shkuar ta ndihmojë. Ai thotë se e ka nxjerrë nga uji dhe bashkëshortja e tij i ka dhënë ndihmën e parë më pas.

Djali edhe vetë ka mbetur i dëmtuar lehtë tek gjuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos