Gati 9 muaj pasi përfundoi një dënim me 2 vjet e 4 muaj burgpër akuzën e "shpërdorimit të detyrës" ish-kryebashkiaku i Lushnjës, rrezikon të shkojë sërish në qeli. Të premten, në një tjetër proces gjyqësor ku është i pandehur, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme të shpallë fajtor Tushen për akuzën e “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë” dhe dënimin e tij me 1 vite 6 muaj burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i Tushës ishte ai me 1 vit burg. Sipas Strukturës së Posccme, nga provat e sjella në gjykim rezulton e provuar se ish-kryebashkiaku i Lushnjës nuk ka deklaruar sipas ligjit në ILDKPKI një apartament me sipërfaqe 82.3 m2 në Lungomare, Vlorë, një borxh të marrë nga një shtetas, si edhe blerjen e dy automjeteve në një vlerë prej gati 50 mijë euro në total, transmeton A2.
Dënimi me burg i ish-kryebashkiakut është kundështuar në sallën e gjyqit nga avokati i tij, Dritan Trifka. Në konkluzionet përfundimtare, referuar qëndrimit pohues të të pandehurit për akuzën, avokati ka kërkuar dhënien e një dënimi alternativ për ish-kryebashkiakun, konvertimin e dënimit me burg në Shërbim Prove.
Avokati Trifka ka mbështetur pretendimet e tij në raste analoge në të njëjtën gjykatë, ku për të njëjtën akuzë, SPAK ka kërkuar Shërbim Prove për ish-gjyqtarin Kushtetues, Bashkim Dedja e atë të Lartë, Fatos Lulo dhe jo dënime me burg. Po sipas avokatit, Tushe është hetuar dhe gjykuar pa asnjë masë sigurie dhe në çdo moment ka qenë në dispozicion të prokurorisë dhe gjykatës, shkruan A2.
Pasi u njoh me pretendimet e palëve, gjykata shtyu seancën për më9 tetor për shpalljen e vendimit përfundimtar. Për llogari të procesit të parë ndaj tij, në fund të të cilit u fajësua për “shpërdorim të detyrës” në dy raste Tushe qëndroi në qeli prej korrikut 2021 deri më janar 2024. (A2 Televizion)