Moti i keq godet Tiranën, rrëzohen pemët në ish-Bllok dhe rrugën "Myslym Shyri"

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 18:27 | Kronikë

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka krijuar probleme edhe në kryeqytet. Në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, një pemë është rrëzuar, shkruan A2 CNN.

Pema ka rënë në rrugën “Sami Frashëri”, në zonën e ish-Bllokut duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. Një makinë tip "Honday" ka pësuar dëme të konsiderueshme, pasi është goditur nga pema që rrëzohej teksa ishte në lëvizje.

Moti i keq godet Tiranën, rrëzohen pemët në ish-Bllok dhe

Nga foto e siguruar nga A2 CNN shihet se xhami i pasëm i mjetit është thyer.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

 

Edhe në zonën “Myslym Shyrit” një pemë është rrëzuar duke bllokuar rrugën. Degët e pemës kanë rënë mbi disa makina që ndodheshin të parkuara pranë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton A2 CNN.

Moti i keq godet Tiranën, rrëzohen pemët në ish-Bllok dhe

Për shkak të situatës së krijuar nga rrëzimi i pemës, rruga në fjalë ka mbetur e bllokuar prej mëse dy orësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos