
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjes e sotëm në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Sipas policisë një 93-vjeçar ka plagosur me kallashnikov në këmbë një 61-vjeçar. A2 CNN mëson se i moshuari është Astrit Çani, ndërsa i plagosuri Pëllumb Çani. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Ç., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)