
Gjykata e Posaçme e Apelit pranon kërkesën për lirim nga burgu të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja.
Gjykata ka vendosur të shuajë masën e "arrestit në burg" për shkak të përfundimit të kohës së dënimit me 2 vite burg të dhënë ndaj ish-deputetit, pasi i fajësua për tre vepra penale.
GJKKO deklaroi të fajshëm ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja dhe e dënoi me 3 vjet burg për akuzën e "tregimit të sekretit shtetëror", "përkrahje të autorit të krimit", "korrupsion në zgjedhje".
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 2 vjet heqje lirie. (A2 Televizion)