
Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Durrësit, pasi ishte shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit.
Sipas njoftimit të policisë rreth orës 18:20 ka humbur jetën shtetasi Mehdi Guzina, banues në Shijak. Ai ndodhej i shoqëruar nga Policia, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.
“Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit”, njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)