Sot në orën 12:30 në Gjykatën e Posaçme, Ilir Beqaj njihet me masën e sigurisë "arrest me burg".
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Fondeve të donatorëve të huaj, akuzohet se ai dhe bashkëpunëtorët kanë përfituar nga fondet e BE në 8 procedura tenderuese me fitues të paracaktuar.
Ilir Beqajn e çoi drejt burgut një procedim penal i nisur 6 shtatorin e vitit të kaluar, regjistruar në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i një projekti të mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore SASPAC, ku Beqaj ishte drejtor. (A2 Televizion)