Aksident apo i braktisur? Gjendet një motoçikletë në ujërat e Lanës në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 18:13 | Kronikë

Një motoçikletë është gjetur brenda lumit të Lanës, midis pallateve Agimi dhe “Shallvareve”, gjatë ditës së sotme.

Nuk dihet nëse motori është braktisur apo te ketë ndodhur ndonjë aksident.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga A2 CNN, në zonë kanë mbërritur edhe efektivë policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos