Aksident i frikshëm në Lushnje-Fier, përplasen 3 makina

Nga Çaku Tafa
8 Dhjetor 2024, 12:34 | Kronikë

Aksident i frikshëm në Lushnje-Fier, përplasen 3 makina

Tre makina përplasen seri në autostradën Lushnje-Fier. Aksidenti ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur në afërsi të fshatit Gorre. Një Benz me targa AB 499 LM një Renault me targa AB588MO dhe një tjetër mjet tip Volkswagen janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të largësisë dhe manovër të gabuar në parakalim.

Aksident i frikshëm në Lushnje-Fier, përplasen 3 makina

Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe asnjë nga drejtuesit dhe bashkudhëtarët e tyre nuk ka pësuar lëndime serioze. Policia në vendngjarje pasi ka kryer procedurat e nevojshme ka larguar mjetet për të mos qenë problem në qarkullimin rrugor.

Sipas të dhënave paraprake, parakalimi i gabuar i një mjeti dhe shpejtësia e lartë kanë qenë shkak për aksidentin.

Aksident i frikshëm në Lushnje-Fier, përplasen 3 makina (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos